Mësimi 1 – Shkenca Kompjuterike
Mësimi 2 – Algoritmet
Mësimi 3 – Histori e shkurtër e kompjuterëve
Mësimi 4 – Disa Kuriozitete
Mësimi 5 – Zbulimi dhe dizajnimi i algoritmeve
Mësimi 6 – Shembuj për algoritme
Mësimi 7 – Sistemi binarë
Mësimi 8 – Deponimi i vlerave binare
Mësimi 9 – Logjika Boolean dhe Portat
Mësimi 10 – Ndërtimi i qarqeve kompjuterike
Mësimi 11 – Rëndësia e niveleve abstrakte
Mësimi 12 – Memorja dhe CACHE
Mësimi 13 – Përdorimi i Cache
Mësimi 14 – Input-Output dhe ruajtja masive
Mësimi 15 – Pajisja Aritmetike/Logjike
Mësimi 16 – Pajisja kontrolluese
Mësimi 17 – Si matet shpejtësia e kompjuterit
Mësimi 18 – Makinat virtuale dhe softueri i sistemit
Mësimi 19 – Sistemi Operativ
Mësimi 20 – Asemblerët dhe gjuha e asemblit
Mësimi 1 – Shkenca Kompjuterike
Mësimi 2 – Algoritmet
Mësimi 3 – Histori e shkurtër e kompjuterëve
Mësimi 4 – Disa Kuriozitete
Mësimi 5 – Zbulimi dhe dizajnimi i algoritmeve
Mësimi 6 – Shembuj për algoritme
Mësimi 7 – Sistemi binarë
Mësimi 8 – Deponimi i vlerave binare
Mësimi 9 – Logjika Boolean dhe Portat
Mësimi 10 – Ndërtimi i qarqeve kompjuterike
Mësimi 11 – Rëndësia e niveleve abstrakte
Mësimi 12 – Memorja dhe CACHE
Mësimi 13 – Përdorimi i Cache
Mësimi 14 – Input-Output dhe ruajtja masive
Mësimi 15 – Pajisja Aritmetike/Logjike
Mësimi 16 – Pajisja kontrolluese
Mësimi 17 – Si matet shpejtësia e kompjuterit
Mësimi 18 – Makinat virtuale dhe softueri i sistemit
Mësimi 19 – Sistemi Operativ
Mësimi 20 – Asemblerët dhe gjuha e asemblit
Mësimi 9 – Logjika Boolean dhe Portat
3 min
Ndërtimi i qarqeve kompjuterike bazohet në logjikën e quajtuar Boolean. Kjo pjesë e matematikës merret me manipulimin e dy vlerave logjike, e vërtetë dhe e pavërtetë (true, false). Vlera e vërtetë përfaqëson vlerën 1, ndërsa vlera e pavërtetë përfaqëson vlerën 0. Por, në vend të përdorimit të shprehjeve aritmetike si +, -, X dhe ÷, në logjikën Boolean përdoren AND, OR dhe NOT (dhe, ose, jo). Gjithashtu kemi tabelën e së vërtetës e cila përdor kombinimet e ndryshme të logjikës Boolean.
Siç mund ta shohim në tabelë, për shprehjen AND, rezultati është i vërtetë (true) vetëm kur të dy vlerat hyrëse janë të vërteta. Ndërsa në shprehjen OR është e kundërta, ku vlera e pavërtetë (false) shprehet vetëm kur të dy vlerat hyrëse janë të pavërteta. Ndërsa NOT A në këtë rast i shpreh vlerat e kundërta të vlerës hyrëse A, ndërsa sikur të ishte NOT B, atëherë do të shprehte vlerat e kundërta të vlerës hyrëse B.
Porta është një pajisje elektronike e cila punon me një koleksion të vlerave hyrëse binare (binary inputs) për të shfaqur një rezultat binarë (binary output). Portat kanë simbolet e tyre për të treguar se cilën shprehje janë duke e realizuar, AND, OR ose NOT.
Gjithashtu duhet të dijmë se portat ndërtohen nëpërmjet transistorëve. Përshkak se transistorët janë tepër të vegjël, ne i përdorim portat për të shprehur një grumbull transistorësh të cilët kryejnë një operacion të caktuar. Paramendoni nëse punën e një pajisje kompjuterike do ta sqaronim duke e treguar nëpërmjet çdo transistori që përdoret gjatë atij veprimi të caktuar. Prandaj është e rëndësishme që të përdoren terma abstrakt që do të sqarojnë përdorimin apo funksionimin në nivele më të larta. Deri në fund të këtij kursi vazhdimisht do të kalojmë nga një nivel në një nivel tjetër, por nuk duhet të harrojmë se gjatë punës së tyre, në fund të fundit gjenden transistorët e vegjël që e kryejnë funksionin e tyre.
Kuriozitet
George Boole (1815-1864)Një filozof dhe matematicient anglez që fliste disa gjuhë të ndryshme edhe pse pati kryer vetëm shkollën fillore. Nëpërmjet analizimit dhe hulumtimit të veprave të dijetarëve grek të kohës së Aristotelit, Platonit, dhe Euklidit, ai arriti deri te përpunimi i librit Hyrje në Ligjet e Mendimit. Aty ai sqaroi një formë të re të logjikës nëpërmjet vlerave true false, dhe shprehjeve AND, OR dhe NOT. Në kohën e tij të gjitha këto analiza ishin të pavlera, por pas 100 viteve idetë e tij u përdorën për të dizajnuar sistemet kompjuterike. Ai njihet si një ndër matematicientët më të mëdhenj të shekullit 19-të.
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .