Mësimi 1 – Shkenca Kompjuterike
Mësimi 2 – Algoritmet
Mësimi 3 – Histori e shkurtër e kompjuterëve
Mësimi 4 – Disa Kuriozitete
Mësimi 5 – Zbulimi dhe dizajnimi i algoritmeve
Mësimi 6 – Shembuj për algoritme
Mësimi 7 – Sistemi binarë
Mësimi 8 – Deponimi i vlerave binare
Mësimi 9 – Logjika Boolean dhe Portat
Mësimi 10 – Ndërtimi i qarqeve kompjuterike
Mësimi 11 – Rëndësia e niveleve abstrakte
Mësimi 12 – Memorja dhe CACHE
Mësimi 13 – Përdorimi i Cache
Mësimi 14 – Input-Output dhe ruajtja masive
Mësimi 15 – Pajisja Aritmetike/Logjike
Mësimi 16 – Pajisja kontrolluese
Mësimi 17 – Si matet shpejtësia e kompjuterit
Mësimi 18 – Makinat virtuale dhe softueri i sistemit
Mësimi 19 – Sistemi Operativ
Mësimi 20 – Asemblerët dhe gjuha e asemblit
Mësimi 1 – Shkenca Kompjuterike
Mësimi 2 – Algoritmet
Mësimi 3 – Histori e shkurtër e kompjuterëve
Mësimi 4 – Disa Kuriozitete
Mësimi 5 – Zbulimi dhe dizajnimi i algoritmeve
Mësimi 6 – Shembuj për algoritme
Mësimi 7 – Sistemi binarë
Mësimi 8 – Deponimi i vlerave binare
Mësimi 9 – Logjika Boolean dhe Portat
Mësimi 10 – Ndërtimi i qarqeve kompjuterike
Mësimi 11 – Rëndësia e niveleve abstrakte
Mësimi 12 – Memorja dhe CACHE
Mësimi 13 – Përdorimi i Cache
Mësimi 14 – Input-Output dhe ruajtja masive
Mësimi 15 – Pajisja Aritmetike/Logjike
Mësimi 16 – Pajisja kontrolluese
Mësimi 17 – Si matet shpejtësia e kompjuterit
Mësimi 18 – Makinat virtuale dhe softueri i sistemit
Mësimi 19 – Sistemi Operativ
Mësimi 20 – Asemblerët dhe gjuha e asemblit
Mësimi 12 – Memorja dhe CACHE
3 min
Memorja është pjesa funksionale e kompjuterit e cila ruan dhe tërheq informacione dhe të dhëna. Të gjitha informatat që ruhen në memorje janë të shënuara nëpërmjet sistemit binarë që e mësuam më herët. Memorja e kompjuterit përdor një teknikë e cila quhet qasje e rastësishme (random access) dhe prandaj quhet RAM (Random Access Memory). RAM ka këto tre karakteristika:
Memorja është e ndarë pjesë me madhësi të caktuar të quajtura qeli (cells), ndërsa çdo qeli është e identifikuar me një adresë.
Të gjitha qasjet drejt memorjes kryhen nëpërmjet adresës, dhe çdoherë e marrim informatën e plotë që shënohet në atë qeli.
Koha që nevojitet për të tërhequr apo për të ruajtur përmbajtjen e një qelie është e njëjtë për çdo qeli në memorje.
Fotoja më poshtë sqaron se si duket memorja dhe si është e ndarë ajo:
Për dallim nga RAM, kemi edhe një memorje tjetër e cila quhet ROM (Read-only Memory). Kjo memorje dallon në atë se informatat dhe udhëzimet e saja janë të shënuara gjatë prodhimit. Kjo informatë nuk mund të ndryshohet ose fshihet, vetëm mund të merret. Këtu gjenden të gjitha udhëzimet më të rëndësishme për sistemin e kompjuterit dhe prandaj është bllokuar që të mos i lejohet përdoruesit ti fshijë gabimisht.
Më herët gjatë prodhimit të memorjes, prodhuesit i krijonin qelitë e memorjes në vlera të ndryshme të bit-ave si psh 6,8,12,16,24,30 dhe 60 bitë. Por, tanimë prodhuesit e kompjuterëve përdorin vetëm 8 bitë, dhe e quajnë 1 bajt (byte).
Madhësia e memorjes zakonisht mund të ketë numër të ndryshëm të bit-ave. Sa më shumë qeli të ketë memorja aq më tepër kombinime mund të shfrytëzohen për të shënuar informata, me 2 në fuqinë N kombinime (2n). Prandaj, nëse një memorje ka 16 qeli me 16 adresa të ndryshme, atëherë mund të krijohen 2 në fuqinë e 16-të kombinime, total 65, 536 kombinime. Ndërsa nëse kemi 32 qeli atëherë do të mund të kemi 2 në fuqinë e 32-të, apo 4 GB (gigabyte) kombinime. Kohën e fundit e shohim se shumica e kompjuterëve janë të pajisur me 2 në fuqinë e 64bit, me një total prej 17 miliardë GB.
Por, duhet ta kuptojmë se kemi të bëjmë me 2 pjesë të ndryshme, njëra është adresa me vlerën e saj, dhe tjetra është qelia me vlerën e saj. Psh mund të kemi një adresë me numrin 42, por në përmbajtjen e saj është vlera 1:
Adresa: 42
Qelia: 1
Pjesa e fundit që duhet të cekim në lidhjen me memorjen është regjistri i memorjes (memory registers). Edhe këtu kemi dy regjistra, MAR (memory address register) dhe MDR (memory data register). MAR mban adresën e qelisë e cila na duhet për të shkruar apo marrë informata. Ndërsa MDR mban vlerën e cila merret apo vendoset në qeli.
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .