Mësimi 14 – Input-Output dhe ruajtja masive

2 min

Pas sqarimit të funksionimit të procesorit dhe memorjes, tani rradhën e ka komponenta e fundit. Këtu përfshihen të gjitha pajisjet të cilat na mundësojnë komunikimin me kompjuterin. Këto pajisje quhen hyrëse/dalëse (input/output, apo vetëm I/O).

Duhet të tregojmë se RAM memorja që e përmendëm më herët, është e paqëndrueshme (volatile). Kjo tregon se gjithçka që ruhet në të humbet dhe fshihet pas fikjes së kompjuterit. Por, ne kemi nevojë që disa të dhëna apo informata të ruhen edhe pasi të fikim kompjuterin. Prandaj, nëpërmjet të pajisjeve I/O ne mund të ruajmë informatat në mjete për ruajtje masive siç janë: hard disk, ssd, dvd, cd, usb, etj. Ndërsa, gjithashtu duhet të tregojmë se kohën e fundit ka hyrë në modë ruajtja e të dhënave nëpër servera të ndryshëm online apo në mjegulla (cloud). Kjo bëhet duke paguar serverat e ndonjë kompanie e cila merret me huazimin e tyre.

Pjesët tjera që hyjnë në grupën e I/O janë: tastatura, mausi, printeri, ekrani, mikrofoni, kamera, projektori, ndëgjueset etj.

Përsëri duhet ta theksojmë se ka shumë dallim të madh ndërmjet shpejtësisë së procesorit apo memorjes, në krahasim me pajisjet I/O të cilat janë shumë më të ngadalshme. Edhe pse dallimi në shpejtësi ka të bëjë me nanosekonda, mikrosekonda dhe milisekonda, përsëri kjo e ngadalëson kompjuterin në tërësi. Psh, nëse do e krahasonim kohën e shpejtësisë së shfaqjes së një fotografije në ekran me shpejtësinë e RAM memorjes rezultati do ishte i hatashëm. Shpejtësia e shfaqjes së fotografisë do ishte si krahasimi ndërmjet 1km dhe 40 rrotullimeve rreth Tokës. Nëse RAM memorja do e kryente një punë për 1 ditë, I/O pajisjet do e kryenin pas 30 shekujve. Tani paramendoni se sa gjatë duhet që kompjuteri të mos kryej ndonjë funksion tjetër gjatë kësaj periudhe. Prandaj është e nevojshme që të shfrytëzohet kjo kohë për të kryer operacione të tjera. Këtë obligim e ka I/O kontrolluesi (controller) i cili ka një memorje të vogël e quajtur I/O buffer si dhe ka një kontrollë/logjikë (control/logic). Kjo pajisje i dërgon një sinjal procesorit kur ndonjë I/O pajisje ka përfunduar punën e saj, i quajtur sinjal ndërprerës (interrupt signal). Në foton e mëposhtme e shohim se si duket komunikimi ndërmjet procesoritmemorjes,  I/O pajisjeve, si dhe puna e ndërmjetme e kryer nga I/O kontrolluesi.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP