Mësimi 5 – Zbulimi dhe dizajnimi i algoritmeve

3 min

Më herët nëpër mësimet e kaluara e theksuam faktin se algoritmet janë shtylla kryesore e shkencës kompjuterike. Tani do mundohemi të tregojmë se si këto algoritme përdoren në realitet dhe llojet e tyre.

Përderisa përdorimi i gjuhës së të folurit është një mënyrë që mund të përdoret për të shprehur algoritmet, egziston një mundësi e madhe e keqkuptimit të algoritmit. Gjuhët e përditshme kanë fjalë me më tepër kuptim si dhe fjalë që mund të mos e sqarojnë saktësisht kuptimin e algoritmit. Një mënyre tjetër ekstreme është përdorimi i gjuhëve të nivelit të lartë të programimit. Por, edhe kjo mënyrë është e mangët për të shprehur algoritmet përshkak se duhet të lodhemi duke u kujdesur mos të bëjmë gabime në sintaksën e gjuhës. Dmth, në vend që të merremi me definimin dhe dizajnimin e një algoritmi, ne do duhej të merremi me detaje të tepërta që janë të domosdoshme gjatë përdorimit të gjuhës programore. Andaj, preferohet që gjatë hulumtimit të algoritmeve mos të përdoret gjuha e të folurit e as gjuha programore.

Pseudokodi është një mënyrë e thjeshtë dhe e dobishme e prezantimit të algoritmeve. Kjo metodë ka një grumbull komandash në gjuhën angleze, të cilat duken sikur janë instruksione të gjuhëve programore por në fakt nuk mund të përdoren nga asnjë kompjuter. E mira e kësaj është se këto instruksione kuptohen qartë nga dijetarët dhe studentët që merren me shkencën kompjuterike. Gjithashtu ju lejojnë atyre të merren më tepër me zgjidhjen e problemit nëpërmjet gjetjes së algoritmit të përshtatshëm, duke mos e menduar realizimin e algoritmit nëpërmjet gjuhës programore. Një shembull mund të jetë:

  • Fillo programin

  • Shëno dy numra, A, B

  • Mblidhi ato dy numra

  • Shfaq rezultatin

  • Mbyll programin

Për zbatimin e operacioneve vazhdues, pseudokodi ka një vlerë hyrëse (input), kalkulimin (computation), dhe vlerën dalëse (output).  Gjithashtu kemi ndryshoren (variable) e cila është vetëm një depo me lokacion të caktuar që mund të mbajë një vlerë të caktuar.

Në operacionet kushtëzues, pseudokodi ka kontrollues të cilët kontrollojnë se cila metodë duhet të ndiqet sipas përgjigjes që jepet. Disa shembuj janë “if/else” fjalitë (nëse/atëherë), të cilat shohin nëse një gjykim është i saktë apo jo, dhe pastaj e kryejnë operacionin e duhur.

Ndërsa te operacionet përsëritës, pseudokodi përdor shprehje si “for/while/do while” shprehjet (për/përderisa/zbato përderisa). Këto shprehje përsëriten sa herë që një gjykim është i saktë, dhe kur përsëritja arrin te rezultati që nuk është i saktë atëherë kalon te instruksioni i rradhës.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP