Mësimi 1 – Shkenca Kompjuterike

2 min

Sot është e vështirë të gjendet ndonjë person në botën e zhvilluar që nuk ka njohuri në teknologjitë që janë duke u përdorur anë e mbanë. Andaj, ata i japin definicion shkencës kompjuterike nga perceptimi që bëjnë nga kontakti i tyre me mjetet teknologjike. Kështuqë kemi plot definicione në lidhje me shkencat kompjuterike, por ne do të sqarojmë se cili definicion më qartë e tregon kuptimin dhe qëllimin e shkencës kompjuterike. Njëherë do të përmendim disa nga keqkuptimet e njerëzve:

  • Shkenca kompjuterike është studimi i kompjuterëve

  • Shkenca kompjuterike është studimi i krijimit të programeve kompjuterike

  • Shkenca kompjuterike është studimi i përdorimit dhe aplikimit të kompjuterëve dhe programeve

Këto keqkuptime nuk janë plotësisht gabim, por nuk e tregojnë kuptimin e vërtetë. Andaj, më poshtë do të tregojmë sqarimin e shkencës kompjuterike:

Koncepti themelorë i shkencës kompjuterike është algoritmi.

Detyra e shkencëtarit kompjuterik është të dizajnojë dhe të hulumtojë algoritme për të zgjidhur një sërë problemesh të rëndësishme. Procedura e dizajnit përfshinë veprimet në vijim:

  • Hulumtimi i sjelljes së algoritmeve për të kuptuar nëse janë të saktë dhe efektiv

    • Tiparet e tyre matematikore, analizat formale të tyre

  • Dizajnimi dhe ndërtimi i sistemeve kompjuterike që janë të aftë të zbatojnë algoritme

    • Realizimi harduerik i algoritmeve të caktuar

  • Dizajnimi i gjuhëve programore dhe përkthimi i algoritmeve në këto gjuhë, që të mund të zbatohen nga hardueri

    • Realizimi linguistik apo softuerik i algoritmeve të caktuar

  • Identifikimi i problemeve të rëndësishme dhe dizajnimi i paketëve softuerik të saktë dhe efektiv për të zgjidhur këto probleme

    • Krijimi i aplikacioneve për algoritmet e zgjedhur

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP