Mësimi 3 – Histori e shkurtër e kompjuterëve

5 min

Shkenca kompjuterike është një shkencë e vjetër në  vete, por padyshim se zbulimi i kompjuterëve e bëri që ajo të bëjë bujë dhe të marrë famë. Andaj, do të kalojmë nëpër disa periudha historike që kanë definuar një ndryshim të theksuar në zhvillimin e kësaj shkence. Tepër vështirë është të definohet një datë e qartë se kurrë është krijuar kompjuteri i parë, pasiqë në krijimin e tyre ka pasur disa faza të ndryshme. Andaj, do të përmendin rrjedhën historike të krijimit të kompjuterit dhe do lejojmë që ju të vendosni vetë se cila është sipas jush data që duhet të merret për krijimin e kompjuterit të parë.

  1. Periudha e hershme – Deri në vitin 1940

    • Në vitin 1642 filozofi dhe matematicienti francez Blaise Pascal ndërtoi kalkulatorin e parë mekanik që mund të bënte mbledhje dhe zbritje

    • Në vitin 1673 Gottfried Leibnitz, një matematicient i njohur gjerman ndërtoi një kalkulatorë mekanik që bënte edhe shumëzim dhe pjesëtim.

    • Asnjëra nga këto dy pajisje nuk kishte një hapësirë për të ruajtur informacione dhe për të shënuar programe

    • Në vitin 1801 francezi Joseph Jacquard bëri automatizimin e procesit të qepjes duke ndërtuar një maqinë të cilës mund ti jepej programe të gatshme dhe ajo bënte qepjen profesionale sipas dizajnit të dhënë

    • Në vitin 1823, profesori i matematikës, anglezi Charles Babbage ndërtoi një makinë të quajtur Motori Ndryshues, që mund të bënte disa operacione matematikore, deri në pjesëtim të numrave 6-të shifrorë. Më tutje, ai dizajnoi një maqinë e cila do të kishte 4 komponenta kryesore: motorin që do të bënte kalkulimet aritmetike të të dhënave, një depo për ruajtjen e të dhënave, një operator për të zbatuar instruksionet e duhura, si dhe mjetin tregues që do të shfaqte rezultatin. Koncepti i dhënë nga ai ishte fenomenal, dhe duhej 110 vite deri sa të ndërtohej një kompjuter i tillë. Sot, të gjithë kompjuterët e përdorin këtë logjikë por me emërtime të tjera.

    • Në vitin 1880 një amerikan i quajtur Herman Hollerith bëri ndërtimin e një makine e cila ndihmoj administratën shtetërore në kalkulimin dhe evidentimin e popullsisë. Në vitin 1902 ai u largua nga byroja dhe hapi kompaninë e tij ku ndërtonte makina të ngjajshme për kompanitë private. Kompania e tij më vonë ndryshoi emrin në IBM.

  2. Lindja e kompjuterëve – Nga 1940 deri 1950

    • Lufta e Dytë Botërore krijoi disa probleme tjera të cilat motivuan zhvillimin e shkencës kompjuterike. Në vitin 1937, IBM punoi në ndërtimin e një pajisje të quajtur MARK 1 e cila do të përdorte rele dhe magnetë për të procesuar dhe ruajtur të dhëna. Ai është kompjuteri i parë që bëri përdorimin e sistemit numerik me bazë 2. Mark 1 u përfundua në vitin 1944 dhe konsiderohet si një ndër kompjuterët e parë të cilët ishin për qëllime të ndryshme.

    • Gati në të njëjtën kohë në Univerzitetin e Pensilvanisë, J. Presper Eckert dhe John Mauchly ndërtuan ENIAC-un që u kompletua në vitin 1946. ENIAC përmbante 18,000 tuba vakumi dhe gati e mbushte një ndërtesë të tërë, me një peshë prej 30 tonë.

    • Në vitin 1939 profesori John Atanasoff dhe nxënësi i tij Clifford Berry ndërtuan një kompjuter i quajtur sistemi ABC. Por, pasiqë mund të bënte vetëm një detyrë, të zgjidhte sisteme të barazimeve lineare, asnjëherë nuk e mori famën e duhur.

    • Në Angli në vitin 1943 u ndërtua Colossus nga shkenctari Alan Turing, që u përdor për të deshifruar koded e fshehura të gjermanëve. Përshkak të ndërtimit sekret të tij, as ky nuk e mori mirënjohjen e duhur.

    • Në të njëjtën kohë, në anën e gjermanëve një shkenctar me emrin Konrad Zuse punonte në një makinë e quajtur Z1 që nuk arriti të përfundohet përpara se të mbarojë lufta.

  3. Periudha moderne – Nga 1950 deri në ditët e sotme

    • Në vitin 1946 një shkenctar dhe matematicient gjeni me emrin John Von Neumann propozoi një dizajn të ndryshëm të kompjuterëve i njohuri si kompjuteri i programit të ruajtur. Deri atëherë të gjithë kompjuterët programoheshin nga jashtë nëpërmjet kabllove dhe lidhësve. Por, pajisja e memorisë mbante vetëm të dhëna, e jo edhe instruksione. Von Neumann propozoi që instruksionet të cilat kontrollonin operacionet e kompjuterit të kodohen si vlera binare dhe të ruhen brenda sëbashku me të dhënat. Kështuqë, për të bërë një program tjetër duhej vetëm të ndryshohej instruksioni i ruajtur. Për nder të zbulimit që bëri tani ky model quhet arkitektura Von Neumann.

    • Prej zbatimit të sistemit të propozuar nga Von Neumann, nuk kemi patur ndonjë revolucion në aspektin e dizajnit të kompjuterëve. Ajo që ndryshon është vetëm përmisim i mjeteve apo pjesëve që i përdorim duke i bërë më të shpejta, më efikase dhe më të lira.

Një ndarje tjetër që mund të bëhet është evoluimi i kompjuterëve nëpërmjet gjeneratave të ndryshme si:

  1. Gjenerata e parë e kompjuterëve (1950-1957)

    1. Përdorimi i tubave të vakumit

  2. Gjenerata e dytë e kompjuterëve (1957-1965)

    1. Përdorimi i tranzistorëve

    2. Shfaqja e gjuhëve të larta programore si FORTRAN dhe COBOL

    3. Fillimi i profesionit PROGRAMER

  3. Gjenerata e tretë e kompjuterëve (1965-1975)

    1. Përdorimi i qarveve të integruara

    2. E quajtur gjithashtu si Mini kompjuteri

    3. Zhvillimi i industrisë së softuerëve dhe rritja e numrit të programerëve

  4. Gjenerata e katërtë e kompjuterëve (1975-1985)

    1. Gati çdo shtëpi kishte një kompjuter

    2. E njohur si Mikro kompjuteri

  5. Gjenerata e pestë e kompjuterëve (1985-?)

    1. Telefonat e mençur, tabletat, pajisjet me wireless

    2. Grafikë me rezolucion të lartë

    3. Superkompjuterët

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP