Mësimi 8 – Deponimi i vlerave binare

3 min

Për të ruajtur vlerat e gjendjes binare 0 ose 1, na duhet një pajisje e cila mund të manipulohet në dy gjendje të ndryshme. Prandaj, për këtë qëllim është përdorur bërthama magnetike, sepse ajo ka mundësi të shpreh vlerën 0 dhe 1. Por, përshkak se këto nuk janë shumë të vogla, për të shprehur 8 GB do të duhej një ndërtesë e lartë me 30 katë.

Prandaj, duhej një zbulim i ri që do mundësonte të rritej kapaciteti i kompjuterëve. Ky zbulim i ri u bë me përdorimin e transistorëve, që ndërtohen nga një material special i quajtur semikonduktorë, si psh silikoni. Transistorët jo që zinin më pak hapsirë se sa bërthamat magnetike, por ato mund të ndryshonin vlerën e tyrë nga 0 në 1 dhe anasjelltas, për 1 të miliardën e sekondës. Gjithashtu, në një hapsirë të vogël prej 1 cm2 mund të mbajë rreth 1-2 miliardë transistorë.

Çdo transistorë përmban 3 linja, 2 për hyrjen (kontrolluesi dhe grumbulluesi, control and collector) dhe 1 për dalje (emituesi, emitter). Kontrolluesi apo baza, përdoret për të hapur apo mbyllur ndërprerësin brenda transistorit. Nëse kontrolluesit i japim tension të lartë pozitiv, atëherë ndërprerësi mbyllet dhe transistori merr gjendjen aktive, duke shprehur vlerën 1. Ndërsa nëse kontrolluesit i japim një tension të ulët gati në zero, atëherë ndërprerësi hapet dhe transistori merr vlerën 0. Në skemën e mëposhtme e shohim se si funksionon puna e ndërprerësit dhe tensionit për të ndryshuar gjendjen e transistorit.

Kuriozitet
Ligji i Moore-it dhe kufizimi i dizajnit të çipit

Që prej zhvillimit të parë të qarqeve të integruara në vitin 1950, numri i transistorëve gati dyfishohej çdo 24 muaj. Prandaj, duke e hulumtuar këtë ndryshim, në vitin 1965 Gordon E. Moore, bashkëthemeluesi i Intel, shtroi ligjin se çdo 24 muaj do të dyfishohet numri i transistorëve. Që prej asaj kohe ky pohim ka qëndruar i vërtetë dhe numri i transistorëve është dyfishuar. Por, në kohën e fundit e shohim se hapsira ndërmjet transistorëve është tepër e vogël dhe ky numër nuk është dyfishuar plotësisht edhe pse është rritur tepër. Me kalimin e kohës mendohet se do arrijmë në një numër aq të madh dhe në një madhësi aq të vogël të transistorëve saqë do jetë e pamundur të vazhdohet më tutje. Prandaj, shkenctarët janë duke kërkuar metoda tjera për të zavendsuar punën e transistorëve, që të mund të vazhdohet me rritjen e kapacitetit, shpejtësisë dhe kualitet të kompjuterëve.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP