Mësimi 10 – Ndërtimi i qarqeve kompjuterike

3 min

Në mësimin e kaluar ne pamë se si përdoret logjika Boolean dhe si ndërtohen portat nëpërmjet transistorëve. Por, ne ende jemi në një nivel tepër të ulët dhe po i shohim lidhjet në detaje shum të mëdha. Prandaj, duhet që të kalojmë në një nivel më të lartë, më abastrakt. Qarqet kompjuterike janë një koleksion i portave logjike të cilat transformojnë disa hyrje binare (binary inputs) në dajle binare (binary outputs). Qarqet ndërtohen nga portat që i cekëm në mësimin e kaluar, AND, OR dhe NOT. Më poshtë kemi një shembull të qarkut i kombinuar me portat logjike:

 

Duhet të kemi të qartë se qarqet elektrike mund të bëhen shumë të komplikuara gjatë sqarimit. Prandaj nuk do të hymë në shumë detaje pasiqë është tepër e vështirë të sqarohet puna e tyre nëpërmjet shkrimit. Shembulli i mëposhtëm tregon se si bëhet kombinimi i qarqeve dhe portave logjike për të bërë shumën e 3 numrave binarë duke filluar vetëm me shifrën e parë të tyre. Duhet të merren parasysh të gjitha kombinimet AND, OR dhe NOT, si dhe të shihet se cilat kombinime japin rezultatin 1. Më në fund, shihet se cili kombinim jep rezultatin 1 nga të gjitha kombinimet e mundshme.

Për fat të mirë i gjithë procesi është i automatizuar dhe ne si përdorues të kompjuterit nuk kemi nevojë që manualisht të marrim veprime të caktuara. Përveç qarqeve kompjuterike që përdoren për operacionet aritmetike dhe logjike, kemi edhe qarqet kontrolluese. Këto qarqe vendosin se në çfar rendi do të kryhen operacionet aritmetike që të sigurojnë se në fund do të shfaqet rezultati i saktë. Kur flitet për qarqet kontrolluese, mendohet për multiplexor dhe decoder.

Multiplexor përdoret për të marrë vlerën e duhur që duhet të përpunohet, ndërsa detyra e decoder është që të zgjedh udhëzimin e duhur që duhet të zbatohet. Përderisa multiplexor e zgjedh vlerën 0 ose 1, decoder e zgjedh se a do jetë mbledhje, zbritje, apo ndonjë udhëzim tjetër.

E gjitha kjo që kemi sqaruar deri tani duket tepër e rëndë dhe e vështirë ngase kemi biseduar në një nivel tepër të ulët. Paramendoni sikur e tërë biologjia të mësohej vetëm në bazë të qelizave, dhe lidhjet ndërmjet organeve të ndryshme, enëve të gjakut, nervave, etj, të shpreheshin vetëm si qeliza. Do të ishte e pamundur që të kuptohej se si funksionon trupi i njeriut. Por, në mësimet e ardhshme do kalojmë në një nivel më të lartë ku tensioni 0 ose 1, logjika Boolean, portat dhe qarqet do të analizohen nga një këndvështrim tjetër duke mos i cekur në detaje.

 

Kuriozitet
Dr. William Shockley (1910-1989)

Mesiguri do ju duket e habitshme që nuk e keni dëgjuar këtë emër deri tani, por ky person është zbulues i transistorëve. Ai u shpërblye edhe me çminin Nobel në Fizikë në vitin 1956 dhe ishte një profesor i dalluar në Universitetin Stanford. Ai ka nxitur zhvillimin dhe zbulimin e shumë teknologjive, ndërsa nxënësit e motivuar prej tij kanë hapur kompanitë si INTEL dhe të tjera. Pamvarësisht arritjeve të tij, ai nuk morri asnjëherë famën e duhur. Kjo ndodhi pasiqë ai kaloi vitet e fundit të jetës së tij për të vërtetuar se njerëzit e racës së zezë janë gjenetikisht më inferiorë se të tjerët. Ai u tall nga të gjithë profesorët dhe njerëzit e afërm, por kjo nuk e ndaloi që të vazhdojë idenë e tij. Në fund të jetës së tij ai gati nuk kishte asnjë mik me të cilin do kalonte kohën. Për vdekjen e tij, fëmijët e tij e kuptuan nga një lajm në një gazetë.


.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP