Mësimi 1 – Shkenca Kompjuterike
Mësimi 2 – Algoritmet
Mësimi 3 – Histori e shkurtër e kompjuterëve
Mësimi 4 – Disa Kuriozitete
Mësimi 5 – Zbulimi dhe dizajnimi i algoritmeve
Mësimi 6 – Shembuj për algoritme
Mësimi 7 – Sistemi binarë
Mësimi 8 – Deponimi i vlerave binare
Mësimi 9 – Logjika Boolean dhe Portat
Mësimi 10 – Ndërtimi i qarqeve kompjuterike
Mësimi 11 – Rëndësia e niveleve abstrakte
Mësimi 12 – Memorja dhe CACHE
Mësimi 13 – Përdorimi i Cache
Mësimi 14 – Input-Output dhe ruajtja masive
Mësimi 15 – Pajisja Aritmetike/Logjike
Mësimi 16 – Pajisja kontrolluese
Mësimi 17 – Si matet shpejtësia e kompjuterit
Mësimi 18 – Makinat virtuale dhe softueri i sistemit
Mësimi 19 – Sistemi Operativ
Mësimi 20 – Asemblerët dhe gjuha e asemblit
Mësimi 1 – Shkenca Kompjuterike
Mësimi 2 – Algoritmet
Mësimi 3 – Histori e shkurtër e kompjuterëve
Mësimi 4 – Disa Kuriozitete
Mësimi 5 – Zbulimi dhe dizajnimi i algoritmeve
Mësimi 6 – Shembuj për algoritme
Mësimi 7 – Sistemi binarë
Mësimi 8 – Deponimi i vlerave binare
Mësimi 9 – Logjika Boolean dhe Portat
Mësimi 10 – Ndërtimi i qarqeve kompjuterike
Mësimi 11 – Rëndësia e niveleve abstrakte
Mësimi 12 – Memorja dhe CACHE
Mësimi 13 – Përdorimi i Cache
Mësimi 14 – Input-Output dhe ruajtja masive
Mësimi 15 – Pajisja Aritmetike/Logjike
Mësimi 16 – Pajisja kontrolluese
Mësimi 17 – Si matet shpejtësia e kompjuterit
Mësimi 18 – Makinat virtuale dhe softueri i sistemit
Mësimi 19 – Sistemi Operativ
Mësimi 20 – Asemblerët dhe gjuha e asemblit
Mësimi 7 – Sistemi binarë
4 min
Përpara se të sqarojmë sistemin binarë, që bazohet në dy numra, 0 dhe 1, duhet të bëjmë të qartë se kemi mundur të përdorim edhe sisteme tjera për të ndërtuar kompjuterët. Por, për shkak të dyshimit se sa do jenë të saktë ato sisteme, shkenctarët kanë vendosur që njëherë të mbajmë sistemin binarë. Kompjuteri në vete punon me rrymë, apo nivelit të tensionit. Nëpërmjet ndryshimit të nivelit të tensionit, pajisjet kompjuterike bëjnë manipulimin e të dhënave. Kështu që kompjuteri në vete merret me dy gjendje të tensionit, Ndezur dhe Fikur, 1 ose 0, ka tension apo nuk ka tension.
Gjithashtu është e mundur që niveli i tensionit të shprehet me shifra të tjera, psh të fillojë me 0, pastaj +5, +10, +15, +20 e kështu me rradhë. Në këtë model, secili nivel do të shpreh një numër të caktuar (psh numri 0 me +0 tension, numri 1 me +5, numri 2 me +10, numri 3 me +15 etj). Por, pas disa viteve me vjetërsimin e pajisjeve elektrike, ata nuk janë të qëndrueshme dhe niveli i tensionit nuk do jetë i njëjtë. Kështuqë, nëse numri 3 e ka pasur nivelin e tensionit +15, me kohën ky numër do të bjerë në +12. Kështu që kompjuteri mund të mendojë se numri i kërkuar është 2 pasiqë +12 është më afër vlerës +10.
Prandaj për definimin më të saktë të vlerës përdoren vlerat 0 dhe 1, për të shprehur dy ekstremet, ose ka tension dhe shënohet 1, ose nuk ka tension dhe shënohet 0. Do të marrim disa shembuj se çfarë vlerash mund të japim nëpërmjet numrave binarë:
Shkronja A shprehet nëpërmjet numrit binarë 01000001
Shkronja N shprehet nëpërmjet numrit binarë 01001110
Numri 8 shprehet nëpërmjet numrit binarë 00111000
Këto vlera i kemi marrë sipas standardid ASCII (American Standard Code for Information Interchange), i cili përdorë 8 bit për çdo karakterë, që dmth se mund të bëhen gjithsejt 28 që dmth 256 simbole të ndryshme. Njëherë mendohej se këto do mjaftonin, por me futjen e më tepër gjuhëve dhe shenjave të ndryshme, ky numër tani më është i vogël për përdorim. Prandaj përdoret standardi Unicode me 16-bit që jep rreth 65,000 kombinime për të përdorur shenja nga më të ndryshmet. Nëse kjo nuk është boll, atëherë kemi edhe standardin Unicode me 32 bit, duke mundësuar rreth 4 miliardë kombinime të ndryshme.
Gjithashtu është e nevojshme të sqarojmë shkurtimisht termin bit dhe byte. Çdo qeli ku mund të shënohet vlera 0 ose 1 quhet bit, si shkurtesë për binary digits. Përshkak se në fillim kishim sistemin ASCII me 8 qeli apo 8 bit hapsirë, ato i përdornin aq shpesh saqë vendosën që ti quajnë 1 byte. Dmth, 1 byte = 8 bit.
Për të shprehur zë dhe fotografi të cilat janë në formë analoge, gjithashtu përdoret sistemi binarë. Duhet të kuptojmë se zëri shprehet në mënyrë analoge, jo digjitale. Ndërsa kompjuterët kuptojnë vetëm mënyrën digjitale. Prandaj, duhet të bëhet digjitalizimi i signalit analog në mënyrë që të kuptohet nga kompjuteri dhe të ruhet si i tillë. Kjo mund të bëhet nëpërmjet një teknike e quajtur zgjedhjemostrash (sampling). Me këtë metodë bëhet ndarja e signalit analog në mostra të ndryshme të cilat pastaj analizohen dhe digjitalizohen. Analizohet amplituda (lartësia) e zërit, periudha e zërit, dhe frekuenca e tij. Sa më tepër shembuj apo mostra të merren nga signali analog dhe të digjitalizohen, aq më i lartë do jetë kualiteti i inçizimit.
Në anën tjetër fotografitë gjithashtu shprehen me sistemin binarë, nëpërmjet pikselave (pixels). Edhe këtu përdoret metoda e zgjedhjes së mostrave të ndryshme dhe digjitalizimi i tyre. Sa më tepër piksela të ketë fotoja aq më e pastërt duket, por nëse e afrojmë tepër do e shohim se aty ka vetëm pika shumë të vogla të cilat shprehin ndonjë ngjyrë të caktuar. Por, përshkak të madhësisë shumë të vogël syri i njeriut e ka të vështirë të kuptojë se në vend të fotografisë reale është duke parë vetëm pika me ngjyra.
Kuriozitet
Zëri dhe fotografia përdorin shumë më tepër hapsirë se sa teksti apo numri. Për të demonstruar këtë, do përdorim shembullin:
Një roman me afër 300 faqe, ka diku 100,000 fjalë, që kërkojnë hapsirë prej rreth 4 milion bits.
Një minutë zë kërkon hapsirë prej 42 milion bits.
Ndërsa një fotografi me 8 megapikselë kërkon hapsirë prej 192 milion bits.
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .