Mësimi 18 – Makinat virtuale dhe softueri i sistemit

2 min

Deri tani e mësuam se si funksionon kompjuteri duke i analizuar pjesët më bazike të tij. Por, parafytyroni sikur kjo të ishte e gjitha. Atëherë do të duhej që për çdo udhëzim që do donim t’ja jepnim këtij kompjuteri, ta shënojmë nëpërmjet udhëzimeve të shumta si:

1011010011010001110011110000001000

Dhe paramendoni që të gjitha udhëzimet do të duhej të shënoheshin pa gabime sepse për të funksionuar programi nuk duhet të ketë gabime. Dhe mos harroni se sa e rëndë do të ishte që të gjendej ky gabim në mesin e gjithë atyre 1 dhe 0. Prandaj, për të regulluar këtë ne kemi një ndërfaqe e cila qëndron në mes përdoruesit dhe harduerit. Kjo pamje ndërmjet këtyre do të fshihte lidhjet ndërmjet pajisjeve të harduerit dhe do të lejonte që përdoruesi ta manipulojë sa më lehtë programin.

Prandaj, kemi softuerin e sistemit (System software) që është një përmbledhje e programeve kompjuterike të cilët menaxhojnë resurset e kompjuterit dhe mundëson lidhje me ato resurse. Këto nuk janë programet që ja mundësojnë përdoruesit të “shkruajë dokument, krijojë foto, të shfletojë internetin, ose të luajë lojra”. Por, këto programe mundësojnë një lidhje të lehtë me pjesët harduerike, që të mund të manipulohen ashtu siç duhet.

Softueri i Sistemit qëndron si një ndërmjetës ndërmjet përdoruesit dhe harduerit, siç mund të shihni në foton më lartë. Ato programe dhe shërbime që krijohen nga ky sistem dhe mund të përdoren nga ana e përdoruesit, quhet Makinë Virtuale (Virtual Machine). Dmth, përdoruesi nuk manipulon direkt me pajisjet harduerike, por Softueri i Sistemit është ai që komunikon me ta.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP