Mësimi 15 – Pajisja Aritmetike/Logjike

2 min

Përpara se të vazhdojmë me sqarimin e kësaj pajisjeje, do të duhet të shohim edhe njëherë se çka jemi duke mësuar. Shikoni foton e mëposhtme. Kemi procesorin (apo CPU), memorjen dhe I/O pajisjet. Ndërsa në brendinë e procesorit kemi pajisjen Aritmetike/Logjike (arithmetic/logic unit, apo shkurtë quhet ALU) si dhe pajisjen kontrolluese (control unit).

Pajisja ALU kryen operacione matematikore dhe logjike si mbledhja, zbritja dhe krahasime për barazi. Kjo pajisje ka 3 pjesë: regjistruesit (registers), lidhjet ndërmjet komponentave, dhe qarku ALU (ALU circuitry). Të gjitha këto komponenta quhen rruga e të dhënave (data path).

Regjistruesi është një qeli e shpejtë e cila mban vlerat që do kalkulohen (operands), dhe pasi të kryhet kalkulimi, mban rezultatin e tij. Regjistruesit janë të ngjajshëm me RAM memorjen por me disa dallime të vogla. Nuk kanë ndonjë adresë për memorjen, mund të qasen më shpejtë, si dhe nuk përdoren për asnjë punë tjetër përveç atyre që i cekëm më lartë. Psh, nëse ALU do kishte 3 regjistrues A, B dhe C, atëherë regjistruesit A dhe B do mbanin vlerat që do kalkulohen, ndërsa vlera C do mbajë rezultatin.

Gjatë lëvizjes së vlerës kalkuluese prej memorjes në ALU regjistruesit, shfrytëzohen disa rrugë për sinjale elektrike të quajtura autobusë (bus).

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP