Mësimi 7 – CSS

3 min

Detyra e HTML -së asnjëherë nuk ka qenë që të përmbajë elemente për të formatuar apo dizajnuar një uebfaqe. Prandaj, përdorim CSS për të dizajnuar të gjitha elementet e një uebfaqeje që mund të ketë me dhjetëra faqe brenda saj.

Shumë më praktike është që të krijohet një CSS fajll që do e përdorim për tërë uebfaqen tonë. Këtu dua të bëjë një sqarim rreth termit uebfaqe. Në gjuhën angleze përdoret termi “webpage” për tu referuar një uebfaqe si psh ballina. Ndërsa “website” përdoret për të gjitha faqet sëbashku në një uebfaqe psh ballina, kontakti, galeria etj.

CSS u jep stile të ndryshme elementeve të HTML-së siç e cekëm në fillim. Më poshtë mund të shihni se si i japim stil një paragrafi:

p {

    color: red;

    text-align: center;

}

Në fillim e shënojmë emrin e elementit (psh p, body, title etj) e pastaj e shënojmë dizajnin që dëshirojmë brenda kllapave të mesme. Në shembullin tonë ne i japim dizajn paragrafit duke e ndryshuar ngjyrën e tekstit në “red” (kuqe) ndërsa organizimin e tekstit e bëjmë që të jetë në “center” (qendër). Këto që i kemi shënuar janë “emri i tiparit” dhe “vlera e tiparit” (property name and property value). Por, këto definicione aspak nuk ju nevojiten që ti mbani mend, e nevojshme është që të kuptoni se si përdoren ato. Nuk duhet të harrojmë që në fund të çdo stili të vendosim “pikëpresje” sepse ndryshe nuk funksionon.

Për të përdorur kodin e CSS-së ka 3 mënyra:

  • Krijimi i CSS-së në një fajll jashtë HTML-së

    • Kjo është metoda më e preferuar pasiqë kodin e CSS-së do mund ta përdorin për më tepër faqe. Gjithashtu, kjo metodë ju jep më tepër kontrolë për të organizuar kodin.

  • Përdorimi i CSS-së brenda HTML-së

    • Kjo metodë nuk preferohet pasiqë nëse dëshironi të bëni ndonjë ndryshim të dizajnit atëherë do duhet ta ndryshoni kodin në çdo faqe ku e keni përdorur. Por, në rast se keni ndonjë dizajn të caktuar vetëm për një faqe atëherë mund të përdorni edhe këtë.

  • Përdorimi i CSS-së për çdo element të caktuar

    • Nëse keni nevojë të ndryshoni dizajnin e vetëm një elementi të një faqeje, atëherë mund ta shkruani CSS stilin brenda elementit. Por, nuk preferohet të shkruhet për çdo element në veçanti pasiqë merr shumë kohë dhe nuk mund të organizohet kodi. Pastaj, për çdo ndryshim të dizajnit duhet të ndryshoni në çdo element ku ju duhet ndryshimi.

Këto ishin disa detaje të thjeshta rreth CSS-së dhe funksionimit të saj. Në mësimin e ardhshëm do mësojmë se si ta përdorim atë në uebfaqen tonë.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP