Mësimi 2 – HTML

2 min

HyperText Markup Language (shkurt HTML) është gjuha standarde sqaruese për të ndërtuar uebfaqe dhe ueb aplikacione. Në të vërtetë është e lehtë të përdoret por ajo ka komponentat kryesore të çdo uebfaqeje që mund ta gjeni. HTML elementet shkruhen në brendi të etiketave si psh “<body>”. Çdo element që hapet si psh <p> duhet edhe të mbyllet si psh </p>, apo <title> me </title>.  Ka shumë elemente të HTML që përdoren për të ndërtuar një uebfaqe. Më poshtë do të cekim disa që mendojmë se përdoren më së shumti:

  • <html> </html>

    • Ky element definon gjithë dokumentin dhe i tregon shfletuesit (browserit) se kodi në vazhdim do të jetë i shkruar në HTML.

  • <head></head>

    • Ky element mban informata sqaruese për uebfaqen. Këtu mund të shënojmë titullin e ndonjë faqeje, për shembull <title> Uebfaqja ime </title>

  • <body></body>

    • Të gjitha përmbajtjet e dukshme të uebfaqes janë të vendosura në këtë element dhe e definon trupin e dokumentit. Shumica e elementeve të HTML-së janë të vendosura brenda këtij elementi.

  • <p></p>

    • Ky element përdoret për të shënuar paragrafët.

  • <h1></h1>

    • Për të përdorur titujt, e shënojmë këtë element. Gjithashtu, mund të ketë forma të ndryshme si <h1>, <h2>, <h3>, <h4>, <h5> and <h6>. Vetëm duhet të keni kujdes, <h1> është titull me shkronja më të mëdha se sa <h6> e cila ka shkronja tepër të vogla.

  • <br>

    • Ky element përdoret për të vendosur hapsira të zbrazura dhe për të vazhduar me ndonjë rresht të ri.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP