Mësimi 1 – Hyrje
Mësimi 2 – HTML
Mësimi 3 – Tungjatjeta
Mësimi 4 – HTML vazhdimi
Mësimi 5 – Ballina
Mësimi 6 – Faqet e tjera
Mësimi 7 – CSS
Mësimi 8 – CSS vazhdimi
Mësimi 9 – Dizajni i faqeve
Mësimi 10 – Dizajni i faqeve tjera
Mësimi 11 – CSS pozicionimi
Mësimi 12 – CSS tabela, forma
Mësimi 13 – CSS përdorimi
Mësimi 14 – Përfundimi i uebfaqes
Mësimi 1 – Hyrje
Mësimi 2 – HTML
Mësimi 3 – Tungjatjeta
Mësimi 4 – HTML vazhdimi
Mësimi 5 – Ballina
Mësimi 6 – Faqet e tjera
Mësimi 7 – CSS
Mësimi 8 – CSS vazhdimi
Mësimi 9 – Dizajni i faqeve
Mësimi 10 – Dizajni i faqeve tjera
Mësimi 11 – CSS pozicionimi
Mësimi 12 – CSS tabela, forma
Mësimi 13 – CSS përdorimi
Mësimi 14 – Përfundimi i uebfaqes
Mësimi 4 – HTML vazhdimi
2 min
Në mësimin e kaluar mësuam për elementet themelore të HTML-së si dhe krijuam një uebfaqe të thjeshtë. Por, na duhen më tepër elemente për të dizajnuar një uebfaqe që do duket bukur dhe që do të plotësojë nevojat tona. Disa nga këto elemente përfshijnë:
<div>
Ky element përdoret për të grupuar më tepër elemente sëbashku.
<meta charset=”UTF-8″>
Me vendosjen e këtij elementi ne mund të përdorim karaktere apo shkronja të veçanta si psh “ë” dhe “Ç”.
<ul> ose <ol>, dhe <li>
Shenja <ul> ka kuptimin “unordered list” që dmth një listë e pa ndonjë renditje. Por, shenja <ol> është “ordered list” që dmth një listë me renditje të caktuar. E para <ul> përdoret për të shënuar ndonjë shenjë përpara listës, ndërsa e dyta <ol> shënon ndonjë numër apo shkronjë që të tregojë rradhitjen e elementeve. Pasiqë e vendosim se cilën formë do përdorim (<ul> ose <ol>), pastaj fjalët si të tilla mund të shënohen nëpërmjet <li>. Çdo fjalë tonën që dëshirojmë ta vendosim në ndonjë listë do ta shënojmë brenda elementit <li>.
<a href=”yep.mk”></a>
Ky element përdoret për të vendosur ndonjë lidhje për tek ndonjë uebfaqe tjetër. Psh, nëse dëshirojmë që në uebfaqen tonë të kemi një link që do ti dërgonte shfrytëzuesit deri tek uebfaqja e YEP, atëherë do të përdorim elementin siç e kemi shënuar më lartë.
<img src=”desktop/fotografia.jpg”>
Për vendosjen e fotove duhet të përdorim elementin <img> të bashkangjitur me atributin “src” që ka kuptimin “source”, ku ne duhet të shënojmë vendosjen apo lokacionin e fotos që dëshirojmë ta përdorim në uebfaqe.
<video width=”320″ height=”240″ controls>
<source src=”movie.mp4″ type=”video/mp4″>
Videot mund të vendosen nëpërmjet <video> duke shënuar atributet “width” edhe “height” për të treguar dimenzionet e ekranit që do të shfaq videon. Ndërsa me elementin <source> e shënojmë lokacionin se ku ndodhet videoja dhe çfar lloji është ajo.
Në mësimin e ardhshëm do të vazhdojmë me ndërtimin e uebfaqes që e filluam duke përdorur disa nga elementet që i mësuam tani.
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .