Mësimi 1 – Hyrje

2 min

Si fillim do të përdorim një analogji për të sqaruar funksionimin e ueb faqeve. Ndërtimin e ueb faqes do ta krahasojmë me ndërtimin e një shtëpie.

  1. Në fillim është e rëndësishme që të bëhet plani i shtëpisë përpara se të ndërtohet ajo. Në programim ne mund të përdorim UML diagramet për të planifikuar strukturën e uebfaqes përpara ndërtimit të saj.

  2. Pastaj, ne mund të fillojmë me ndërtimin e shtëpisë nëpërmjet tullave dhe llaçit (mallterit). Gjithashtu e caktojmë pozitën e dyerve, dritareve, bëjmë ndarjen e dhomave, vendosjen e shkallëve etj. Kjo në programim bëhet nëpërmjet HTML, e cila përdoret për emërtimin dhe pozicionimin e elementeve të një uebfaqeje.

  3. Me ndërtimin e shtëpisë vjen procedura e ngjyrosjes dhe dizajnit të saj. CSS është përgjegjëse për dizajnimin e elementeve që i krijuam më parë nëpërmjet HTML.

  4. Për momentin kemi shtëpinë dhe dizajnin, i kemi dyert dhe dritaret, por asgjë nuk funksionon. Për funksionimin e elementeve dhe dinamizmin e tyre kujdeset Javascript.

  5. Si për çdo shtëpi që ka bodrumin e saj për ruajtjen e mjeteve të ndryshme, në programim kemi databazat si psh MySql që përdoret për të vendosër të dhënat e nevojshme.

  6. Mesiguri që nuk do jetojmë të vetëm në shtëpi, do na duhen edhe fqinj dhe kontakti me të tjerët. Nëpërmjet PHP ne mund të lidhemi me pjesë të tjera të uebfaqes si dhe me uebfaqe tjera në Internet për të shkëmbyer informata. Gjithashtu mund të shkëmbejmë informata me të dhënat që i vendosëm në MySql.

Më në fund, e ndërtuam shtëpinë tonë, si dhe uebfaqen që do ua prezantojmë të tjerëve. Në mësimet e ardhshme do të mësojmë më tepër rreth teknologjive që i përmendëm më lartë.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP