Mësimi 1 – Hyrje
Mësimi 2 – HTML
Mësimi 3 – Tungjatjeta
Mësimi 4 – HTML vazhdimi
Mësimi 5 – Ballina
Mësimi 6 – Faqet e tjera
Mësimi 7 – CSS
Mësimi 8 – CSS vazhdimi
Mësimi 9 – Dizajni i faqeve
Mësimi 10 – Dizajni i faqeve tjera
Mësimi 11 – CSS pozicionimi
Mësimi 12 – CSS tabela, forma
Mësimi 13 – CSS përdorimi
Mësimi 14 – Përfundimi i uebfaqes
Mësimi 1 – Hyrje
Mësimi 2 – HTML
Mësimi 3 – Tungjatjeta
Mësimi 4 – HTML vazhdimi
Mësimi 5 – Ballina
Mësimi 6 – Faqet e tjera
Mësimi 7 – CSS
Mësimi 8 – CSS vazhdimi
Mësimi 9 – Dizajni i faqeve
Mësimi 10 – Dizajni i faqeve tjera
Mësimi 11 – CSS pozicionimi
Mësimi 12 – CSS tabela, forma
Mësimi 13 – CSS përdorimi
Mësimi 14 – Përfundimi i uebfaqes
Mësimi 12 – CSS tabela, forma
3 min
Tabelat janë gjithashtu tepër të rëndësishme kur dizajnojmë uebfaqe moderne. Ka shumë gjasa që do të dëshirojmë të përdorim tabela gjatë dizajnimit të uebfaqes. Tabelat kanë dy rreshta kryesorë:
header – shënohet <th>
Këtu mund të shënohet emri i kolonave
data – shënohet <td>
Informatat e rreshtave janë të vendosura këtu
Duhet të mbajmë mend se tabela ka disa elemente kryesore, ajo hapet me <table>, pastaj ka <tr> për rreshtin e parë ku e vendosim <th> për të shënuar emrin e kolonës. Vazhdojmë me një tjetër <tr> ku vendosim <td> që shfaqë rreshtin e parë me informata. Rreshtat e tjerë do të vazhdojnë me <tr> dhe <td> aq sa dëshirojmë ne të shënojmë. Fotoja më poshtë e sqaron më mirë këtë hierarki:
Mund të përdorim më tepër stile për të dizajnuar tabelën, si psh:
vertical-align: bottom
Pozicionon tekstin në mes por sipas pozicionit vertikal
text-align: center;
Pozicionon tekstin në mes por sipas pozicionit horizontal
padding: 15px;
Jep padding për 15px rreth rreshtit të caktuar
border-bottom: 1px solid #ddd;
Vendos një vijë në kufirin e poshtëm të rreshtit apo tabelës
tr:hover { background-color: #f5f5f5 }
Nëse afrojmë shenjën e miut atëherë ndryshon ngjyra e prapavijës
caption-side: bottom;
Mund të vendosim legjendën e tabelës poshtë, lartë, majtas apo djathtas tabelës
table-layout: fixed;
Mban një madhësi fikse të formatit të tabelës pamvarësisht nga madhësia e informatave në rreshta
empty-cells: hide;
Me këtë mund ti shfaqim apo ti fshehim qelitë e zbrazura nëpër tabelë
Fotografitë bëjnë dallimin më të madh gjatë dizajnimit të një uebfaqeje. Ato i japin një pamje tepër të bukur dhe mund të thuhet se të gjitha uebfaqet moderne përdorin ndonjë lloj të fotografive. Gjatë ndërtimit të uebfaqes ne do të kemi edhe pjesën e galerisë ku do të vendosim fotografitë e temës sonë të cilat do të ndryshojnë dizajnin sipas fotos në vijim. Gjithashtu do të japim një stil që do të ndryshojë madhësinë e fotografive në momentin që dikush do të ofrojë shenjën e miut mbi atë fotografi.
Format janë të dobishme për të ju mundësuar përdoruesve apo vizitorëve të komunikojnë me ne duke na shënuar ndonjë mesazh. Format mund të kenë shumë funksionalitete dhe është e rëndësishme të kuptojmë se si funksionojnë ato. Në fillim kemi <form>, pastaj kemi <label> që sqaron se çfarë duhet të shënojë përdoruesi, pastaj kemi <input> ku përdoruesi mund të shënojë mesazhin. Mesazhi që dërgohet nga shfletuesi përcillet në një faqe tjetër që bën përpunimin e mesazhit dhe ruajtjen e tij.
Mesazhi mund të jetë në forma të ndryshme si:
Text
Number
Password
Submit
Radio
Checkbox
Button
Color
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .