Mësimi 5 – Ballina

1 min

Hapni uebfaqen që e krijuat më parë dhe shënoni kodin e mëposhtëm duke e zavendësuar atë që e shënuam herën e kaluar. Nëse e analizoni mirë, tani kemi më tepër elemente që i kemi përdorur për uebfaqen tonë. Elementin <ul> përdoret për të rradhitur faqet e menusë sonë. Çdo faqe që do e kemi në uebfaqe e kemi shënuar brenda elementit <li> që të ndahen njëra nga tjetra.

            
                
<!DOCTYPE html>
<html>
<head>
<meta charset="UTF-8">
<title>Kursi TechUP</title>
</head>
<body>
<ul>
<li>	<a href="index.html">Ballina</a>          </li>
<li>	<a href="gallery.html">Galeria</a>      </li>
<li>	<a href="about.html">Rreth nesh</a>    </li>
<li>	<a href="contact.html">Kontakt</a>   </li>
</ul>

<h1>Tungjatjeta, unë jam pjesë e kursit TechUP</h1>
<p>
Këtë uebfaqe e kemi krijuar për të zhvilluar më tepër fushën e Informatikës në vendin tonë.
</p>

</body>
</html>
            
        

Pasiqë të mbaroni shënimin e kodit mësipër, ruajeni përsëri fajllin dhe klikoni atë 2 herë për të parë se si duket uebfaqja tani. Nëse gjithçka e keni kopjuar si duhet atëherë uebfaqja do duket kështu:

  • Ballina

 

  • Galeria

 

  • Rreth nesh

 

  • Kontakt

 

Tungjatjeta, unë jam pjesë e kursit TechUP

Këtë uebfaqe e kemi krijuar për të zhvilluar më tepër fushën e Informatikës në vendin tonë.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP