Mësimi 3 – Tungjatjeta

1 min

Kësaj rradhe do të krijojmë një uebfaqe tepër të thjeshtë për të parë se si funksionojnë ato. Përpara se të filloni duhet që të hapni programin Notepad, ndërsa më mirë do jetë nëse do të instaloni Notepad++ programin. Krijoni një fajll të ri “File->New” . Tani shkruani kodin në vazhdim:

            
                
<html>
<head>
<title>Kursi TechUP</title>
</head>
<body>
<h1>Tungjatjeta, unë jam pjesë e kursit TechUP</h1>
<p>
Këtë uebfaqe e kemi krijuar për të zhvilluar më tepër fushën e Informatikës në vendin tonë.
</p>
</body>
</html
            
        

Ruajeni këtë fajll duke klikuar File -> Save, zgjidhni Desktop si lokacionin ku do qëndrojë ky fajll. Emrin e fajllit është e sugjeruar ta bëni “index.html”. Tani klikoni Save dhe kërkoni fajllin tuaj në Desktop. Klikoni dy herë fajllin dhe do ju hapet. Kodi që do shihni duhet të duket kështu:

            
                Tungjatjeta, unë jam pjesë e kursit TechUP


Këtë uebfaqe e kemi krijuar për të zhvilluar më tepër fushën e Informatikës në vendin tonë.


            
        


Urime, sapo krijuat uebfaqen tuaj të parë.! Tani mund të vazhdoni me mësimin tjetër.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP