Java 8
2 min
Kësaj rradhe do të analizojmë se sa keni arritur të kuptoni nga ajo që kemi mësuar javët e kaluara. Sot do e filloni projektin e ri, të cilin e patë javën e dizajnit kur mësuat për Figma. Të gjitha detyrat që duhet të bëhen sot i keni mësuar në javët e kaluara. Suksese!
Këto janë punët që duhet të kryhen sot për të filluar me projektin e ri:
Të krijohet një repo e re në Github me emrin e kompanisë apo projektit që dëshironi ta bëni uebfaqen. Psh. `fudboll-landing`, ose `marketing-landing`, ose `shkolla-landing`...
Të bëhet `clone` projekti në laptopin tuaj.
Të krijohet fajlli `index.html` ku do punoni në projektin tuaj.
Të integrohet linku për përdorimin e TailwindCSS.
Të filloni programimin sipas dizajnit të dhënë. Dizajnin mund ta gjeni këtu.
Të ndryshoni tekstin dhe fotot sipas projektit tuaj personal.
Të vendosni ndryshimet përsëri në github repon e re, me `commit` dhe `push`.
Foto nga dizajni i projektit:
Për të kuptuar se si funksionon TailwindCSS, duhet të ushtroni me videot e mëposhtme dhe të krijoni dizajne të ndryshme:
From Zero to Production - Një listë me video të shkurta
Build a Modern Landing Page With Tailwind CSS - Një demonstrim i plotë dhe krijim i një faqeje moderne
Tailwind Crash Course | Project From Scratch - Një projekt tjetër interesant
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .