Techup 2023

Në këtë përmbledhje do i grupojm materialet mësimore që do i mësoni në kursin Techup 2023.

Për dallim nga ligjeratat klasike, në kursin Techup do e përdorim mentorimin si sistem për të përgaditur gjeneratat e reja të programerëve. Kjo nënkupton se ju do duhet të mësoni të vetëm gjatë javës duke parë tutorialet që do ju propozohen nga ana e mentorëve, ndërsa gjatë kursit do mund të diskutoni rreth asaj që keni mësuar. Mentorët do ju ndihmojnë që të zgjidhni problemet që do i hasni dhe për të avansuar veten tuaj.

Një dallim tjetër nga kurset klasike është edhe mundësia që çdokush të përparojë sipas kapacitetit personal dhe mundit që do e jep gjatë javës. Në përfundim të kursit, dikush vetëm ka përfunduar një uebfaqe të thjeshtë, përderisa një tjetër ka mësuar për funksionalitete shumë të avansuara. Çdo javë do keni sfida të ndryshme derisa të arrini në nivelet më të komplikuara të programimit.

Ata që do japin maksimumin e tyre do të mund të arrijnë deri në pikën që të jenë të dëshirueshëm nga shumica e kompanive për të punuar si praktikant, e pas një kohe të shkurtër edhe të punësohen. Prandaj është e rëndësishme që të dëgjoni këshillat e ekspertëve të cilët në përditshmëri e punojnë atë që u mësojnë juve.

Në përfundim të kursit, do të bëhet një vlerësim i të gjithë kursistëve nga ana e mentorëve. Ata prej jush që do tregojnë potencial dhe përkushtim, do të shpërblehen me sëpaku 1 muaj punë praktike në kompaninë Lucky Media. Gjatë praktikës do punoni me projekte reale për klient nga SHBA dhe BE. Nëse gjatë praktikës tregoni potencial dhe përkushtim, ka mundësi që të ju vazhdohet puna praktike në 3 deri 6 muaj. Kjo do ju ndihmoj që të arrini në nivelin fillestar të programerit dhe të punësoheni në kompani të IT-së.

Instruktori

.

Arlind Musliu

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP