Java 5
2 min
Ashtu siç e paralajmëruam, këtë javë do mësoni për FIGMA, një program që na lejon të dizajnojm uebfaqe profesionale. Gjatë kësaj ligjerate do kemi një instruktor tjetër që është ekspert i dizajnimit të uebfaqeve dhe UI/UX dizajneve. Do mësojmë se si të përdorim programin FIGMA për dizajn si dhe nga këndvështrimi i programerëve se si duhet ta programojnë dizajnin e kërkuar nga klienti. Sa për kuriozitet mund të shihni këtë video.
Mësimi i përgaditur nga eksperti i dizajnit ndodhet këtu.
Këtu kemi një dizajn pak më të thjesht sa për fillim që të mund të orientoheni më lehtë dhe të kuptoni se si të përdorni TailwindCSS. Dizajni ndodhet këtu. Më poshtë kemi një fotografi të dizajnit.
Pastaj vazhdojmë me një dizajn pak më të komplikuar me më tepër komponenta. Dizajnin mund ta gjeni këtu. Më poshtë kemi një fotografi të dizajnit.
Pasiqë mësuat se si të analizoni dizajnet, tani do vazhdojmë të programojmë. Përsëri e theksojmë se është tepër e rëndësishme të kuptoni se si funksionon TailwindCSS, prandaj provoni të ushtroni me videot e mëposhtme:
From Zero to Production - Një listë me video të shkurta
Build a Modern Landing Page With Tailwind CSS - Një demonstrim i plotë dhe krijim i një faqeje moderne
Tailwind Crash Course | Project From Scratch - Një projekt tjetër interesant
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .