Java 1
6 min
Në javën e parë do mësoni rreth teknologjive që përdoren në kompaninë Lucky Media kur bëhet fjalë për ndërtimin uebfaqeve profesionale për klient të ndryshëm.
Më tepër detaje mund të shihni në linkun Guidelines. Aty duhet të shihni pjesën e Roadmaps -> Frontend. Ky është udhëzimi i parë që ua japim praktikantëve kur fillojnë praktikën tek ne. Ata që dëshirojnë të përshpejtojnë progresin e tyre do i shohin dhe ushtrojnë të gjitha tutorialet që janë aty.
Fillimisht do mësoni për Git & GitHub, për të cilat mund të shihni videon apo të lexoni mësimin.
Git është një sistem që ju ndihmon programerëve që të organizohen gjatë kodimit të projekteve të komplikuara. Nëpërmjet Git ne e dijmë se çfar ndryshime janë bërë, kur janë bërë ato ndryshime dhe kush i ka bë ndryshimet. Edhe nëse e shtoni vetëm një hapsirë boshe " " ajo përsëri e ruan si ndryshim dhe të tjerët mund ta shohin se ju e keni shtuar një hapsirë bosh, në cilin fajll e keni shtuar dhe kur e keni shtuar.
Ndërsa GitHub është një kompani e cila e ka integruar Git në serverët e saj dhe ju mundëson kompanive tjera që ta përdorin pa patur nevojë ta integrojnë në servera tjerë. GitHub gjithashtu ofron edhe disa funksionalitete shtesë të cilat nuk janë pjesë e Git.
Por, ajo që do ju duhet në këtë kurs është njohuri bazike rreth disa komandave më të përdorura si:
git init - aktivizimi i git në një folder
git status - kontrolloni se a keni bërë ndryshime ose jo
git add . - ruani ndryshimet e bëra
git commit -m "fixed header padding" - sqaroni ndryshimet e bëra
git push - vendosni të gjitha ndryshimet në GitHub repon tuaj
git pull - merrni ndryshimet e fundit nga GitHub repoja juaj
Ne do përdorim një repo të gatshme të cilën do e ndryshojmë sipas nevojave tona. Prandaj do na duhen këto komanda për ta kopjuar atë repo, nga GitHub në laptopin tuaj:
git clone url newprojectname - url e repos në GitHub dhe emri i projektit duhet të ndryshohen
git remote add origin url2 - tani shënoni url e repos suaj personale në GitHub
git push -u origin main - lidhja e `branch`-it lokal të quajtur `main` me atë në GitHub
Në fillim duhet që të vizitoni profilin tuaj në GitHub apo të regjistroheni aty nëse nuk keni profil aktiv. Pastaj duhet të shtypni shenjën "+" në anën e djathtë në pjesën e lartme të menus. Aty do shfaqen disa opsione, do të duhet të zgjidhni "New Repository".
Pastaj te pjesa e "Repository name" duhet të shënoni emrin e repos (projektit) që dëshironi. Selektoni pjesën "Add a README file" dhe pastaj klikoni butonin në fund "Create Repository". Ja një shembull në foton e mëposhtme:
Kjo mjafton sa për të krijuar një repo në profilin tuaj në GitHub që do e shfrytzojmë për të ruajtur kodin e uebfaqes që do e krijojmë gjatë kursit. Tani duhet të instalojmë programet e duhura në laptopin tuaj që të mund të programoni si duhet. Në fillim duhet të instaloni programin Visual Studio Code (apo shkurtimisht: VS Code) të cilin do e përdorim gjatë kursit. Instalimi është i thjeshtë, por nëse hasni probleme atëherë mund të kontrolloni për zgjidhje në Google.
Tani duhet të instalojmë sistemin Git në laptopin tuaj. Në fillim duhet ta downloadoni e pastaj ta instaloni. Për ta testuar a është në regull, hapni desktopin tuaj dhe klikoni me anën e djathtë të mausit. Aty duhet t'ju shfaqet "Git Bash" . Për tu lidhur nga sistemi juaj personal me Git sistemin në GitHub, keni dy mënyra. Njëra është me Cache e tjetra me Personal Access Token. Me metodën e parë ju duhet të hapni Git Bash siç tham më herët dhe pastaj të shtypni komandat e mëposhtme. Ndryshoni pjesën "Emri Mbiemri" si dhe shënoni emajlin tuaj.
git config --global user.name "Emri Mbiemri"
git config --global user.email "[email protected]"
Tani kthehemi përsëri tek repoja që e krijuat në GitHub më herët dhe e kopjojmë linkun e saj që të mund ta marrim projektin në sistemin tonë lokal. Siç mund të shihet në foto, duhet të klikoni Code dhe pastaj butonin për të kopjuar linkun e repos së krijuar.
Pastaj kthehemi përsëri në Git Bash dhe shënojmë komandën e mëposhtme. Por, mos e kopjoni komandën që e kemi këtu poshtë pasiqë ju duhet të keni të shkruar "username" tuaj personal si dhe "emri" i repos që e krijuat më herët. Prandaj vetëm shënoni "git clone" dhe pjesën e "url" merrni direkt nga GitHub siç e treguam te hapi paraprak.
git clone https://github.com/username_yt_personal/emri_i_repos
Pasi të përfundojë ky proces, duhet të hapim follderin e projektit të krijuar. Pastaj do e hapim VS Code për të vazhduar punën e kodimit. Pjesa "emri_i_repos" duhet të ndryshohet me emrin që ju e vendosët. Pastaj komanda "code ." e hap VS Code për këtë projekt.
cd emri_i_repos
code .
Nëse gjithçka keni bërë si duhet tani duhet t'ju hapet programi Visual Studio Code, dhe të keni vetëm një fajll "README.md". Provoni të shkruani diçka dhe pastaj ta ruani me "Save". Hapni terminalin e integruar të VS Code duke klikuar në menunë Terminal -> New Terminal. Në pjesën e mëposhtme duhet të jetë hapur terminali. Tani do duhet të bëjmë "commit" dhe "push" ndryshimet tona që të mund ti shohim në GitHub repon tonë. Për këtë do duhet të shfrytëzoni këto komanda:
git add .
git commit -m "changed description"
git push
Kthehuni në GitHub repon që krijuat dhe jepni Refresh faqes. Ndryshimet që i bëtë duhet të jenë edhe aty.
Kjo ishte e gjitha sa i përket mësimit të Git dhe GitHub.
Javën tjetër do mësojmë bazat e HTML (shihni këtë video) si dhe CSS (shihni këtë video). Videot e sugjeruara japin më tepër detaje rreth HTML dhe CSS, por në javën që vjen ne do fokusohemi vetëm në disa prej tyre, me qëllim që ta kuptoni konceptin bazë se si funksionojnë HTML dhe CSS. Përderisa shihni videot, sugjerohet që t'i ndjekni ato duke programuar shembujt e tyre edhe ju sëbashku me videon.
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .