Tips and Tricks
3 min
Në këtë link, mund ti shiqoni të gjitha classat e Tailwind të cilat mund ti hasni përgjatë Inspectit të një proekti në Figma ne PX, dhe të njejtën ta implementoni në kod. https://nerdcave.com/tailwind-cheat-sheet
Implementimi i Faviconave, bëhet me një mjet të jashtëm realfavicongenerator.net, në të cilën vendoset ikona juaj e dëshirës dhe më pas i ndjekni intruksionet me të cilën i gjeni në faqen e dhënë.
Mënyra ma efikase për të implementuar një Image Container është duke paraqitur një Frame dhe brenda saj të vendoset Fotografia. Pas përcaktimit të Width and Height të një Frame, hapësira për ta modifikuar fotografinë brenda saj është shum ma e lehtë duke tërhekur miun apo levizja me inkremente të vogla me shigjetat në tastierë.
Gjatë paraqitjes së një Frame, egziston mundësia që të bëhet Clip. Kjo mundëson që gjithçka që gjindet jasht Frame të pritet. Duhet të kemi parasysh që kur të bëjmë Exportimin e një Frame, duhet ta kemi opsionin Clip të selektuar, përndryshe Exporti nuk do të paraqitet në mënyrën e duhur.
Të kemi parasysh formatet të cilën duhet ti eksportojmë fotografitë që tu shmangemi problemeve teknike. Llojet e formateve janë:
JPEG
PNG
SVG
PDF.
JPEG është njëra nga formatet më univerzale në të cilën paraqiten fotografitë digjitale. Nëse në dizajn kemi fotografi të plotë, të njejten duet ta eksportojmë në këtë format.
PNG është format në të cilën paraqiten fotografitë digjitale, mirpo benefiti i këti formati është që ju ep hapësirën nëse një fotografi nuk është e plotë, te nxirret e njejta. Nëse nuk eksportohet në këtë format, atëherë në File-n ku gjinden hapësira jo të plota, do të paraqitet një prapavi e bardhë.
SVG është formati bazë për objektet vektoriale. Benefitet e formateve vektoriale është që jan të kalkuluara me formula matematikore, dhe e njejta mundëson që në zmadhimin e tyre të mos humbet kualiteti i fotografisë/objektit.
PDF është një format të cilën e hasim më së shumti në dokumentet digjitale, mirpo benefiti i saj është që si format është shum i hapur edhe në shumë sfera të ndryshme. Në raste të programimit, përdorimi i PDF është minimal.
TinyPNG është një platformë e thjeshtë dhe e lehtë për përdorim që mundëson kompresimin e fotos dhe imazheve tuaja pa humbje cilësie. Kjo bën që faqet tuaja të ngarkohen më shpejt dhe të përmirësohet përvoja e përdoruesit në internet.
Përgjatë eksportimit të një SVG, mund të hasim raste ku paraqitja e saj nuk bëhet në mënyrën e duhur. Me përdorimin e këti mjeti SVG Optimizer, shumicën e rasteve bëhet përmisimi i saj.
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .