Figma Basics

2 min

Në këtë Link, mund të gjeni disa video të shkurtra të cilat i shpjegojnë më së miri mjetet dhe sendet elementare që mund ti hasni duke përdorur programin përgjatë procesit të kodimit:

Figma Basics Playlist

Pamja e Figma dhe mjetet të cilat i gjeni:

.

Figma përbëhet nga këto pjesë:

  • Hapësira punuese (Canvas)

  • Mjetet

  • Pages Panel

  • Layer Panel

  • Asset Panel

  • Design Panel

  • Prototype Panel

  • Inspect Panel

Mjetet

  1. Pen Tool: Kjo është një mjet shumë fleksibël që lejon të vizatosh linja të ndryshme në projektin tuaj. Ju mund të rregulloni formën, gjatësinë dhe trashësinë e linjave dhe të shtoni pikat e kthesave në mënyrë të lirë.

  2. Rregullimi i formave: Këto mjetë ju lejojnë të shtoni forma të ndryshme në projektin tuaj, siç janë katrorët, rrethet dhe triunghi. Ju mund të ndryshoni madhësinë, orientimin, trashësinë etj.; çdo formë.

  3. Vija e lirë: Një mjet shumë fleksibël që lejon të vizatosh linja të ndryshme në mënyrë të lirë dhe me saktësi. Ju mund të ndryshoni gjatësinë dhe trashësinë e vijave, si dhe të ndryshoni ngjyrën dhe shfaqjen e tyre.

Pages Panel

Në këtë panel, i gjeni faqet të cilat mund ti krijoni në ikonën "+". Modifikimi i tyre bëhet duke shtypur klikun e djathtë në miun, dhe ju shfaqet një panel duke u dhënë hapësirë të bëni Duplikim, Riemërtim dhe Fshirje të faqes.

Layer Panel

Shfaqja e çdo elementi të cilën e shihni në hapësirën punuese, paraqitet edhe në panelin e layerave. Strukturizimi i layerave bëhet me anë të paraqitjes së elementeve në grupe, frames edhe autolayout.

Design Panel

Paneli Design përdoret më së shumti nga ana e ekipës së Dizajnit. Në këtë panel bëhet përcaktimi i pozicionit X dhe Y, Width dhe Height, rotullimit në shkallë, corner radius edhe checkboxi i Clip Content i cili paraqitet vetëm në raste kur përdoren Frames.

Prototype Panel

Prototype paneli mundëson ndërlidhjen e objekteve në një screen. Mundësia që kjo ofron ndihmon më së shumti në visualizimin me Flow duke i treguar që cili objekt në cilën lidhet. E mira e kësaj është që shumica e ekipeve e përdorin këtë mjet edhe në raste të prezantimit aktual të një platforme apo webfaqeje përpara klientit.

Inspect Panel

Paneli ofron të shikohen detajet teknike të dizajnit; dimensionet, ngjyrat, fontet, marginat dhe padding-et e elementeve të ndryshme të dizajnit apo një objekti të selektuar.

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP