Mësimi 1 – Hyrje
2 min
Në këtë mësim do të mundohemi që të japim definicionet bazë për lëmin e elektronikës ne veçanti dhe inzhinieris në përgjithsi.
Inxhinieria paraqet aplikimin e shkencës dhe matematikës për zgjidhje të problemeve.
Inxhinierët nga ana tjetër kuptojn se si funksionojn gjërat dhe gjejnë përdorime praktike për zbulime shkencore.
Në librin e tij “Disturbing the Universe“-Freeman Dyson shkruan:
Një shkencëtar i mirë është një person me ide origjinale. Një inxhinier i mirë është një person që bën një dizajn të punoj me ide origjinale minimale. Nuk ka “primadona” në inxhinieri”
Elektronika është shkencë e cila miret me rrjedhjen dhe kontrollin e elektroneve, sjelljen dhe efektin e tyre ne vakum, gazra dhe gjysëmpërçues.
Elektronika gjithashtu miret me emetimin dhe efektet e elektroneve dhe përdorimin e paisjeve elektronike.
Në këtë foto është paraqitur analogjia e një rezervari te ujit me elektronikën. Mund të vërehet uji i cili gjendet në rezervar në analogji paraqet tensionin elektrik, çeshmja nga ana tjetër në analogji paraqet rezistencën ndërsa rjedhja e ujit paraqet rrjedhjen e rrymës elektrike. Nga kjo mundë të konkludojmë se me zmadhimin e nivelit të ujit ose me hapjen e çeshmes deri në fund rrjedhja e ujit është më e madhe d.m.th me zmadhimin e tensionit dhe zvoglimin e rezistences rrjedhja e rrymes elektrike është më e madhe dhe anasjelltas.
Diskutimet
#ReLOaD
Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .