TechUP

Kurse Falas për Programim

TechUP është një platformë falas për programim, hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme si dhe të interesuarit e tjerë. Nuk kërkohet asnjë njohuri paraprake; platforma është e dizajnuar për fillestarë dhe do ju mësojë si të dizajnoni uebfaqe nëpërmjet HTML, CSS, Javascript, Jquery, Bootstrap dhe shumë të tjera! Materialet janë në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Projekti #ReLOaD

Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) po financohet nga Bashkimi Evropian dhe po zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)

  • ReLOaD do t’i avancojë mekanizmat financiarë, ku komunat në mënyrë transparente do t’i financojnë OQ-të dhe së bashku me ato do t’i zbatojnë aktivitetet prioritare.
  • Projekti ReLOad do t’i mbështesë komunat në zhvillimin e mekanizmave transparentë të financimit të OQ-ve, për të përmirësuar sigurimin e shërbimeve të qytetarëve në komunitetet lokale.
  • OQ-të veprojnë si partnerë të komunave dhe i mbështesin ato për t’iu përgjigjur nevojave të komuniteteve lokale.
  • 3,250 qytetarë në vend do të përfitojnë nga 20 projekte të OQ-ve që do të zbatohen në kuadrin e projektit ReLOaD për një periudhë trevjeçare (2017-2020).

YEP

VISIONI I YEP:

YEP përpiqet të fuqizojë rininë e Maqedonisë Veriore përmes edukimit jo-formal, pjesëmarrjes qytetare, ndërtimit të demokracisë dhe aktiviteteve të ndryshme!

 

 
YEP e arrin qëllimin e saj duke zbatuar projekte të ndryshme për të rinjtë, si:

#mycitymypride, #yeptalks, #filmIT, #ihaveadream, #yeptalks and many more!