Na kontaktoni

Ne jemi gati të ju ndihmojmë në problematikat e ndryshme që mund ti keni në lidhje me plarformën. Ju lutemi të na kontaktoni pa hezitim. Do ju jemi mirënjohës nëse do na jepni kritikë për platformën.

Na dërgoni mesazh

Info

Borce Jovanoski 61, Gostivar 1230

Contact: 00389 70 692 549

[email protected]

Pyetje të parashtruara më shpesh

Këtu janë disa nga pyetjet që parashtrohen më shpesh. Nëse përgjigjet e mëposhtme nuk ua shuajnë kuriozitetin, atëherë ju lutemi të na kontaktoni nëpërmjet formës më lartë.

A janë kurset me të vërtetë falas?

PO! Kurset janë të gjitha falas. Ju duhet vetëm të mësoni dhe të ndiqni udhëzimet.

A ka ndonjë kusht paraprak?

Jo, nuk ka asnjë kusht paraprak për të ditur diçka prej më përpara. Ka disa kurse të cilat janë më të vështira, por shumica e tyre ju mësojnë gjithçka që ju duhet nga fillimi. 

A mund të llogariten këto kurse si zavendësim për mësimet shkollore?

Deri diku po, por jo plotësisht. Nëse je nxënës i shkollës së mesme, këto kurse do të ndihmojnë që të kuptosh më mirë programimin dhe do të motivojnë që të vazhdosh studimin në informatikë. 

A ka kufizime për moshën e nxënësit?

Këto kurse janë më tepër për nxënësit e shkollave të mesme dhe më lartë. Por, nuk janë të kufizuara vetëm për ta. Çdokush që ka interesim, vullnet dhe aftësi për të ndjekur kurset është i mirëseardhur që të regjistrohet.

A ka kurse offline?

Po, TechUP filloi si një kurs i thjeshtë për ndërtimin e uebfaqeve dhe përgjatë viteve u zhvillua në atë që e shohim sot. Përveç kurseve online këtu në platformë, TechUP do vazhdojë të funksionojë si më përpara. Përpara se të fillojnë kurset offline, do të ketë aplikim të hapur këtu në uebfaqe.

Nga vijnë këto materiale mësimore?

Materialet nuk vijnë nga një burim i vetëm, por nga përvojat dhe njohuritë e ekspertëve të ndryshëm të shkencës kompjuterike.