Kursi Techup 2023

Regjistrimet përfunduan...!

Mëso se si të krijosh një uebfaqe moderne duke përdorur teknologjitë më profesionale.

Grupet e pranuara
.

Keni ndonjë pyetje?

Lexoni pyetjet më të shpeshta të cilat i kemi sqaruar më poshtë. Nëse nuk e gjeni pyetjen tuaj, mos hezitoni të na kontaktoni direkt.

Mësimet e Techup do të përgatiten për nxënësit e shkollave të mesme.

Në kurs do mësoni se si të krijoni një uebfaqe profesionale sipas standarteve më të larta në treg. Materialet mësimore do të jenë në përputhje me teknologjitë të cilat përdoren në kompaninë Lucky Media për klientët e tyre nga SHBA dhe BE. Zhvillimi juaj profesional varet nga përkushtimi juaj gjatë ligjëratave dhe jasht tyre.

Mësimet e Techup do të mbahen te zyra e YCC në Gostivar.

Marrja pjesë në këtë kurs nuk do t'ju kushtojë asgjë, pasi do të ofrohet plotësisht falas. Ju mund të përfitoni nga kjo mundësi për të mësuar dhe zgjeruar njohuritë tuaja pa shqetësuar për ndonjë tarifë ose shpenzim.

Ky kurs do të ndiqet nga profesionistë me përvojë në programim që janë pjesë e Lucky Media. Këta ekspertë do të ndajnë njohuritë dhe ekspertizën e tyre për të ofruar perspektiva të vlefshme dhe aftësi praktike pjesëmarrësve. Ata në përditshmërinë e tyre merren me projekte të komplikuara për klient nga SHBA dhe BE.

Kësaj rradhe donator i kursit Techup është shoqata "Studentët Shqiptarë Stuttgart" (Albanische Studenten Stuttgart). Ata marrin përsipër mbulimin e harxhimeve të kursit me qëllim që kursi të jetë falas për nxënësit shqiptarë që mësojnë në shkollat e mesme të qytetit të Gostivarit. Donatorët e edicioneve të kaluara kanë qenë Komuna e Gostivarit, Korpusi i Paqes, USAID dhe UNDP.

Kursi Techup dallon nga ligjeratat klasike ku ju dëgjoni në mënyrë pasive mësuesin. Ne preferojmë mënyren e mentorimit për dallim nga ligjërimi. Mentori do ju sqaron vetëm pjesët bazike dhe do ju udhëzojë gjatë procesit. Ju do jeni ata që do programoni gjatë tërë kohës ndërsa mentorët do jenë aty për t'ju ndihmuar kur të keni probleme.

Ju mund të aplikoni në këte link APLIKO

.
.
.
.
.

#ReLOaD

Kjo platformë është zhvilluar si pjesë e projektit Robokid të organizatës YEP, i cili zbatohet në kuadër të "Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor 2 - ReLOaD2 i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), ndërsa e implementon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Për përmbajtjen e kësaj platforme, si dhe qëndrimet e paraqitura në të, janë përgjegjës vetëm organizata YEP dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian (BE) ose të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) .

Copyright © 2023 Techup | Powered by YEP